Tronditëse ishte rrjedhja që mori ngjarja në Kosovë, ku vdekja e Liridona Murselit u raportua si grabitje, por që në fakt ishte një krim i planifikuar nga i shoqi. Pas arrestimit dje të Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, pasi pranoi dhe fajësinë se ishte ai që kishte paguar vrasjen e gruas, lumë reagimesh kanë shpërthyer në faqen e tij të “Facebook”-ut.

Qytetarë të shumtë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij. “Kriminel i keq, kalbu në burg katil!”, është një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan; “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.

Ndërsa një qytetare tjetër, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”. Sakaq, një tjetër komentues hedh dyshimin se shkak është bërë kërkesa për divorc e viktimës, që sipas tij nuk ishte pranuar nga gjykata.