Sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpo, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit, një pjesë e deputetëve të Rithemelimit kanë krijuar kaos që në hyrje të Kuvendit.

Kështu Garda ka bllokuar hyrjen dhe nuk po lejon që deputëtët e përjashtuar të futen në seancën plenare.

Deputeti Dashnor Sula ka tentuar të hyjë me forcë në sallën e Kuvendit dhe është hedhur mbi gardistët i ndihmuar edhe nga kolegët.

Më herët edhe Flamur Noka ka shtyrë me forcë gardistët për të hyrë në parlament.