Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, pas kaosit që krijuan në seancën ku u miratua buxheti për vitin 2024. Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.
Emrat e deputetëve për të cilët PS kërkon përjashtimin:
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu