Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogla 2 lekëshe. Me anë të tyre përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit.
Duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale. Këtë e dëshmon koleksionisti Shpëtim Sala, i cili në shtëpinë e tij, mes shumë sendeve dhe gjerave me vlerë ka dhe kartolina që datojnë që prej viteve 1900.
Me vitet, format e urimeve ndryshuan e po ashtu edhe modelet e tyre. Në koleksionin Salës, ndodhen kartolinat e vjetra me simbolet e festave, e po ashtu prodhime me te reja me peizazhe të qyteteve e motiveve të tjera. Megjithatë emocioni i marrjes së kartolinave mbetej i njëjtë”, thotë Sala.
“Dikur, në kohë festash, zyrat postare ishin plot me njerëz, që i dërgonin më të afërmve urimet nëpërmjet kartolinave. Sot, kjo traditë është harruar e i ka lënë vendin urimeve elektronike nëpërmjet rrjeteve sociale”, shprehet ai.