Në konferencën vjetore, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe marrëdhënien me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

Rama tha se me Vuçiç ka një marrëdhënie e cila nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe Rajonit.

Ai shtoi se faktin se kjo nuk e ndalon atë që të kërkojë vendosjen e sanksioneve për Serbinë pas aktit terrorist në veri dhe heqjen e masave për Kosovën, për shkak se kjo e fundit mori masat për destabilizim të situatës.

“Marrëdhënia ime me presidentin e Serbisë është një marrëdhënie për të cilën kam folur disa herë dhe është një marrëdhënie e cila nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe Rajonit.

Natyrisht që është një marrëdhënie që nuk më pengon mua dhe ne asnjëherë që t’i themi të bardhës, bardhë dhe të zezë, zezë. Qëndrimi ynë ka qenë e qartë dhe nuk ka pasur luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mos sanksionimit të Rusisë, pasi kjo do të sillte pasojë rë rrezikshme për Rajonin , ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave me shpalljen e zisë për kriminelët e Banjskë, si edhe për vetë aktin e terrorit të Banjskë.

Kemi kërkua haptazi që Serbia duhet të sanksionuar dhe Kosovës duhet t’i hiqen masat shtrënguese, sepse tanimë Kosova e ka bërë hapin. Nuk ka asnjë sens që Kosovës t’i mbahen masat shtrënguese dhe Serbia të mos ketë asnjë pasojë shtrënguese pas aktit në Banjskë” tha Rama.