Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës edhe këtë të hënë, pasi ata kanë kontrolluar të gjithë ligjvënësit para se të futeshin në sallë.
Edhe kësaj radhe deputetët e opozitës janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.
Në një moment dëgjohet ish-kryeministri Berisha i cili kërkon të dijë se nga kush po mbrohen me praninë e Gardës në sallë.
Ndërsa Gazment Bardhi, duket mjaft i revoltuar ndërsa kërkon të dijë se pse u ndalua të futej fillimisht në sallë.
Gazment Bardhi: Ça jeni ju, kush jeni ju që ndaloni deputetin të hyjë në sallën e Parlamentit?
Albana Vokshi: S’ju vjen turp që thoni me ju kontrollu dhe gratë!
Flamur Noka: Vazhdoni vazhdoni se do ju shtypim si mizat. Si mizat e hales do ju shtypim! Shtet banditësh
Sali Berisha: Pse keni nevojë për mbrojtje?