Teksa për gati 2 orë pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit si deputet për Sali Berishën, mbetet ende e paqartë nëse do të shkojë apo jo në mbledhje ish-kryeministri.
Këshilli i Mandateve do të transmetojë Live në Facebook mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mbledhja pritet të nisë në orën 12:00 dhe paralelisht me shqyrtimin e kërkesës së SPAK, opozita do të zhvillojë protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit.
“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila zhvillohet sot në orën 12:00, do të transmetohet live në faqen dhe FB e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.
Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.
Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.