Avokat Idajet Beqiri i ftuar në intervistën e Ditës në Dritare TV folur për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Beqiri tha se dyshon se SPAK ka një tjetër çështje për Berishën, që e ka në hetim.

“Sali Berishës, iu dha një masë sigurie detyrim paraqitjeje, pas provave që SPAK kishte për aferën Partizani, se ish-kryeministri kishte favorizuar dhëndrin e tij për qëllime përfitimi.

Berisha e politizoi këtë masë. Nuk u paraqit asnjë herë në gjykatë. Unë jam i bindur që përveç kësaj çështjeje,

SPAK ka në dorë një tjetër çështje më të rëndë për ish-kryeministrin Berisha që e detyron SPAK të përforcojë masën e sigurisë për të”, u shpreh Beqiri.