Dy ditët e fundjavës, 2 dhe 3 Dhjetor 2023, parashikohen të jenë të vështira për disa shenja të horoskopit. Me Hënën që dalëngadalë largohet nga shenja e Peshores dhe kalon te Akrepi, parashikimet për shenjat e mëposhtme janë ogurzeza, pasi nuk përjashtohen tensionet dhe keqkuptimet.
Më 11 nëntor, Marsi në Akrep kundërshton Uranin, një aspekt astrologjik që sjell tension dhe kaos në marrëdhëniet personale. Kjo fundjavë, e sidomos e shtuna, mund të na sfidojë të dalim dhe të argëtohemi, por për përfaqësuesit e mëposhtëm të zodiakut, gjërat nuk janë aq pozitive.
Marsi do të formojë një opozitë me Uranin nga shenja e Demit. Ky aspekt do të lëkundë marrëdhëniet tuaja personale dhe e vetmja gjë e sigurt është se do të ndaheni me partnerin. Ruani qetësinë dhe mendjen tuaj të shëndoshë, megjithëse kjo tingëllon më e vështirë se sa mund të jetë në praktikë.
Parashikohet një shkëputje me të dashurit, pasi nervat, zemërimi dhe tensioni nuk ju lejojnë të mendoni qartë. Situata do jetë aq intensive sa do keni dëshirë të largoheni. Jini të durueshëm. Hëna po kalon ngadalë në shenjën tuaj dhe kjo duket. Shpërthime, nerva, inat, tension dhe reagime që as ata nuk i prisnin. Përmbysje dhe pasoja negative në jetën tuaj.