Kolonja ndezi dritat dekorative duke u bërë gati kështu për sezonin dimëror turistik. Ky moment u jetësua me praninë e kryebashkiakut Erion Isai dhe qindra qytetarëve, të cilët ishin të pranishëm në qendrën e qytetit teksa dritat e festave të fundvitit i dhanë ngjyra dhe ngrohtësi qytetit juglindor.
Me zbukurimet e fundvitit, të cilat i dhënë hijeshinë e duhur sheshit “Rilindja” dhe pedonales me basen ujor, tanimë Erseka është qyteti i dytë në juglindje të vendit që ndez dritat dekorative.
Rehova, Borova, Sheleguri, Leskoviku dhe e gjithë krahina e Kolonjës janë gati për të pritur edhe këtë dimër me mijëra turistë vendas e të huaj. Ishte kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau në profilin e tij në Facebook ngjarjen e përvitshme të kthyer në traditë tashmë.