Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi hapi zyrtarisht punimet e Kongresit të kësaj force politike, që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë fjalë së tij, Klosi u shpreh se Partia Socialiste e ka mbajtur fjalën, teksa shtoi se me Edi Ramën, socialistët janë shumë të fortë.
Sipas tij, opozita është e shkërrmoqur dhe e dobët përballë Partisë Socialiste.
“Të gjithë ata janë të shkërrmoqur përballë nesh. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni të deklaroj të hapur Kongresin, ku do të ketë disa panele folësish, ne do të pasqyrojmë se si e kemi mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për drejtësinë, sigurinë, politikat evropaine, por edhe për Partinë Socialiste. Si ta ndërtojmë atë që të jetë e gatshme të fitojë në vitin 2025, por dhe që të përfaqësojë interesat e shqiptarëve. Të pranishëm në Konges kemi një sërë delegacionesh”, theksoi ai.