Në 8 dhjetor ditën e Rinisë Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në fjalën e tij ministri Niko Peleshi, foli për arritjet, vizionin për Shqipërinë si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Peleshi nënvizoi se Shqipëria është sot prezente në 8 misione ndërkombëtare dhe po ashtu një nyje strategjike e infrastrukturës së sigurisë në rajon duke shtuar se Shqipëria sot është në momentin më të mirë historik.
“Si sot 33 vite më parë studentët shqiptarë hodhën hapin për një Shqipëri demokratike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte ëndrra e re më e madhe. Lëvizja Studentore e dhjetorit ’90 kishte me vete ëndrrën e madhe. Por sot bota është më pak e sigurt dhe jemi në një tjetër nyje kërcënuese. Agresioni rus në Ukrainë kërcënoi sërish. Shqipëria është pjesë e rajonit të brishtë të Ballkanit Perëndimor. Opinioni publik ka nevojë të dëgjojë ku qëndron Shqipëria në këtë situatë të brishtë. Shqipëria është vend pritës i stërvitjes më të madhe, Defender Europe. Në janar mbërrin flota e re e helikopterëve, në pranverë flota e dronëve bajraktarë.
Dy Satelitë Albania 1 dhe Albania 2 mbulojnë territorin e Shqipërisë. Shqipëria sot është prezente në 8 misione ndërkombëtare. Krahas punës dhe investimit për përmbushjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s ne gjithashtu do të punojmë për projektet tona. Shtimin e flotës së helikopterëve. Së bashku me aleatët tanë strategjinë do të punojmë për të ndërtuar siguri në korridorin e 8. Edukimi ushtarak do të jetë një komponent I përhershëm. Ndërkombëtarizimi I edukimit ushtarak për të kontribuar edhe me dije tashmë është një proces më i zhvilluar. Vitin që vjen do të shtojmë forcat në KFOR Kosovë, por dhe në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ndër të tjera Niko Peleshi. Peleshi deklaroi se “Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani’. Ndër të tjera, ministri u ndal dhe tek edukimi ushtarak, ku deklaroi se kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s.
“Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar. Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani. Shqipëria sot është eksportuese e paqes, prezente në 8 misione ndërkombëtare, në KFOR Kosovë, Bosnjë, Iraq, Detin Mesdhe, Letoni, ejt”, deklaroi Peleshi.
Fjala e plote:
Si sot, 33 vite më parë, studentët shqiptarë hodhën hapin e parë në rrugën e re të Shqipërisë demokratike.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa – u bë ëndrra e re e shqiptarëve.
Kështu filloi rrugëtimi ynë, për të arritur deri këtu ku jemi sot.
Më pranë Europës së kurrë.
Në segmentin e fundit drejt fatit të shkruar të shqiptarëve qysh kur lindi kombi shqiptar, në destinacionin e ëndërruar të rilindasve tanë dhe në ëndrrën e rizgjuar nga lëvizja studentore e dhjetorit ’90.
Por zhvillimet tona të brendshme demokratizuese dhe integruese janë të vendosura edhe në një kontekst rajonal dhe global.
Sot bota është më pak e sigurt dhe paqja më e kërcënuar.
Jemi në një tjetër nyje kritike të historisë.
Agresioni rus kundër Ukrainës, tronditi skenën botërore të sigurisë dhe u bë premisa e rindezjes së konflikteve në botë.
Paqja, stabiliteti, siguria janë bërë sot prioritet i prioriteteve për të gjitha vendet e botës së lirë dhe demokratike.
Shqipëria është pjesë e një rajoni të brishtë, ndaj edhe sot siguria dhe mbrojtja janë në qendër të vëmendjes së qeverisë shqiptare dhe aleatëve tanë në NATO.
Opinioni publik ka nevojë të dëgjo dhe të kuptojë më mirë, ku qëndron Shqipëria në këtë epokë ndryshimesh?
Si e gjen Shqipërinë harta e re e kërcënimeve?
• SHQIPËRIA sot është pjesë e NATO-s, aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë.
• Shqiria sot është n NYJE STRATEGJIKE e infrastrukturës së sigurisë në rajon.
• Për pak javë fillon funksionimin BAZA TAKTIKE AJRORE E NATO NË KUCOVË, E VETMJA NË BALLKANIN PERËNDIMOR
• Prej dy vitesh në Shqipëri është vendosur qendra ballkanike e shtabit të përparuar të forcave speciale amerikane në Europë.
• Që prej vitit 2021 Shqipëria është vend pritës i stërvitjes më të madhe në Ballkan, DEFENDER EUROPE
• Grup-batalioni i këmbësorisë i FARSH sot është një kapacitet i NATOS, i certifikuar me vlerësim maksimal.
• Në janar mbërrin flota e re e helikopterëve amerikanë blackhawk.
• Në pranverë flota e parë e dronëve bayraktar
• Qendra operacionale e mbrojtjes kibernetike, një projekt i mbështetur nga partnerët tanë strategjike, SHBA, vigjilon 24/7 në mbrojtje të sistemeve tona.
• Dy satelitë Albania 1 dhe Albania 2 mbulojnë territorin e Shqipërisë me shërbim satelitor.
• Me buxhetin e miratuar dje, Shqipëria bëhet një nga vendet e para në Nato që përmbush zotimin e Samitit të Wellsit për dedikimin e 2% të PBB në mbrojtje.
• Shqipëria sot është eksportuese e paqes – prezente në 8 misione ndërkombëtare. Në KFOR Kosovë, Bosnjë, Irak, Detin Mesdhe, Letoni, Bullgari, Sudan i jugut, Egjipt.
• Modeli më i mirë i edukimit ushtarak i Akademisë Amerikane WEST POINT, është implementuar duke filluar nga ky vit akademik në AFA.
• SHQIPËRIA nga ky vit ka komandën E BRIGADËS SË EUROPËS JUGLINDORE (SEEBRIG)
• Në janar të vitit që vjen – SHQIPËRIA bëhet UDHËHEQËSE E INICIATIVËS Rajonale SHBA- KARTA E ADRIATIKUT – A5.
• Ministeriali i mbrojtjes së Europës juglindore gjithashtu do të mbahet në Shqipëri në vitin e ardhshëm (SEDM).
KU DUAM TË SHKOJMË
• Vizionin e KM për SHQIPËRINË SI EUROPA e Ballkanit në gjuhën e sigurisë dhe e mbrojtjes ne e përkthejmë: TË NDËRTOJMË NJË Shqipëri të fortë, – çka do të thotë një faktor i fortë stabiliteti për Balkanin Perëndimor.
• Krahas punës dhe investimit për përmbushjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, ne do të punojmë për një qëndrueshmëri kombëtare, për përforcimin e kapaciteteve tona kombëtare të mbrojtjes
Sipas artikullit të 3-të të Traktatit të NATO-s projektet tona afatmesme dhe afatgjatë parashikojnë ngritjen dhe fuqizimin e;
• Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Mbrojtjes Antidron
• Shtimin e flotës së helikopterëve BLACKHAWCK
• Ndërtimin e Portit Ushtarak të PORTO ROMANOS, si një bazë taktike ndihmuese e NATO-s me modelin e Bazës Ajrore të Kuçovës.
• Së bashku me aleatet tanë strategjikë do të punojmë për të ndërtuar siguri përgjatë KORRIDORIT VIII, një korridor europian që lidh Detin e Zi me Detin Adriatik apo thënë ndryshe Adriatikun me krahun lindor të aleancës sonë, krahun më të kërcënuar të NATO-s.
• Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes, jo vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit.
NDËRKOMBËTARIZIMI i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar.
Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtjet kanë filluar të zhvillohen në gjuhën angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s.
• Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Rumani.
DINJITETI I USHTARAKUT
• Një mbrojtje e fortë kërkon një trajtim dinjitoz për ushtarakët e FARSH.
Rritja prej 40% e pagave për të gjithë ushatarakët i bëri FARSH të ngjiten nga niveli i trajtimit më të ulët, drejt niveleve më të larta në rajon, me synimin për të arritur mesataren e vendeve të aleancës.
• Kredi të buta për strehim, një laborator i dedikuar analizash dhe një klinikë dentare e dedikuar për ushtarakët dhe ish-ushtarakët janë vetëm një pjesë e PAKETËS SOCIALE TË USHTARAKUT.
BASHKËPUNIMI CIVIL USHTARAK
• Ndërkohë që shpresojmë më të mirën, duke u përgatitur për më të keqen, ne punojmë përkrah institucioneve të tjera në rrugën për zhvillim kombëtar.
• MBROJTJA civile, përballimi i emergjenca dhe fatkeqësive natyrore, kanë gjithmonë në ballë ushtarakët e shkëlqyer të FARSH.
• Kapacitetet tona ushtarake nuk janë asete të fjetura por pjesë integrale e kapaciteteve kombëtare.
Shërbimi satelitor sot vjen në ndihmë të punës së shumë institucioneve të ligjzbatimit dhe zhvillimit.
Flota e dronëve-një kapacitet i ri ushtarak, do të kontribuojë gjithashtu në lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera publike, nga rendi e siguria deri te infrastruktura.
Sistemi i mbrojtjes anti-dron do të mbulojë jo vetëm infrastrukturën ushtarake , por edhe ate civile.
Qendra ushtarake operacionale e Mbrojtjes Kibernetike është pjesë e infrastrukturës kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
INOVACIONI
DHE NË FUND 2 FJALË PËR INOVACIONIN DHE TEKNOLOGJINË
• Avancimi teknologjik dixhital galopant po transformon çdo fushë të shoqerisë, natyrisht edhe mbrojtjen.
• Inovacioni nuk është thjesht një MUNDËSI, por është një domosdoshmëri për sistemet tona të mbrojtjes.
• Nuk është një domain i vendeve më të zhvilluara, por më së shumti një shans për të tejkaluar diferencat.
• Ndaj Shqipëria NUK do të jetë thjesht një ndjekëse në këtë proces.
• Ne kemi hapur Qendrën tonë të Inovacionit ku do të punojmë për të qenë me hapin e kohës dhe pse jo një lider në rajon në fushën e transformimit teknologjik.
=======
• Shqipëria është sot në momentin më të mirë historik.
• Kjo është Dita e Shqipërisë!
• Dita e shqiptarëve!
• Le të frymëzohemi nga ky moment dhe të punojmë për një të ardhme nga ku brezat do të shohin pas me krenari.
• Në ate të ardhme shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të jene të bashkuar në hapësirën e NATO-s dhe BE dhe do të thotë me bindje se jo vetëm ditëm të përballemi me sfidat por i transformuam ato në ura të reja drejt ribashkimit me Europën.