Policia greke ka mësyrë në burgun e Koridhalos gjatë paradites, duke ushtruar kontrolle me ndihmën e qenve antidrogë.
Mësohet se janë kontrolluar 39 qeli, mes tyre edhe qeli të personave të dyshuar se kanë aktivitet të kundërligjshëm brenda burgjeve. Në cilësisë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 3 thika artizanale me gjatësi 16-18 cm në qelitë e një 29-vjeçari dhe 53-vjeçari, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin, sasia prej 7.2 gram kokainë në qelinë e një 28-vjeçari dhe 10 celularë në qeli të ndryshme si edhe karikuesat e tyre.
Nuk bëhet e ditur kombësia e të burgosurve që u janë gjetur sende të jashtëligjshme. Ata pritet që të kenë penalitete deri në 12-16 muaj shtesë dënimi.
Pak ditë më parë, një i dënuar egjiptian goditi me thikë dhe plagosi të dënuarin shqiptar Andrea (Adriatik) Kalemi.