Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 (24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë u ndoq nga besimtarë të shumtë të cilët jo vetëm mbushën ambientet e brendshme të katedrales por qëndruan dhe jashtë.Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.

Ndërsa sot paradite besimtarët ortodoksë kremtuan meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Në katedralen e Shkodrës si rrallëherë këtë vit krishtlindja është pritur nga qindra besimtarë duke qëndruar edhe jashtë ambienteve të saj.

Mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën

“O zot bëj që paqja të jetë në zemrat tona dhe në tokë. Urimi është të fest

Në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës. Edhë në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit që e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni.

Bashkitë e qyteteve janë kujdesur të organizojnë ambiente festive në sheshet kryesore.

Në Tiranë koncerti u organizua në sheshin ‘Skënderbej’. Nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.

Durrësi mblodhi qytetarët në bulevardin “Epidamn” ku u organizua një koncert festiv live që solli magjinë e festave. Shumë qytetarë preferuan të festojnë në shesh me muzikë të mirë dhe nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Në Shkodër pas katedrales qytetarët vijuan festimet tek ‘qyteza festive’ sheshi i krijuar para bashkisë së qytetit.

Përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve

Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës nesër në drekën e Krishtlindjes duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Në shtëpi vendoset një kurorë, e thurur nga degë kashte dhe pishe, me katër qirinj të kuq që ndizen një nga një, çdo javë para Krishtlindjes.