Një 50-vjeçar i identifikuar si Ylli Bardhi është vënë në pranga pasi është kapur nga forcat e komisariatit numër 1.
Duke hedhur në shtratin e lumit Erzen pranë fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Krimet mjedisore janë vënë në prioritet të punës së policisë së shtetit. Vetëm gjatë këtij viti policia evidentuar 490 krime mjedisore që lidhen me grryerjen e lumenjve, hedhjen e inerteve apo ndotjen e ajtrit. Për këto vepra penale janë identifikuar 570 autorë nga të cilët janë arrestuar 63 në flagrancë ndërsa për të tjerët vijon hetimi në gjendje të lirë.
Një tjetër vepër penale që lidhet me mjedisin është edhe zjarrvënia. Gjatë këtij viti janë arrestuar 50 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 100 të tjerë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Shumica prej tyre janë barinj ose buq që kanë dashur të djegin mbetjet bujqësore por zjarri ka marrë përmasa duke djegur pyje dhe kullota.