Deputetja Monika Kryemadhi për herë të parë ka deklaruar në një intervistë me gazetarin e Ora News Isa Myzyraj se nëse do të ktheheshim në 2016 ajo nuk do ta votonte reformën në drejtësi.

Isa Myzyraj: Jeni e pakënaqur me drejtësinë deri tani?

Monika Kryemadhi: Shiko, nëse drejtësia do të jetë me regji, unë nuk kam votuar këtë drejtësi.

Isa Myzyraj: Do ta votoje në këto kushte përsëri një SPAK nëse do të ktheheshim pas në kohë?

Monika Kryemadhi: Jo! Sepse për mua SPAK është në provë. Pse nuk do ta votoja? Nëse SPAK-u do të bënte politikë që përdor gazetarët për të dezinformuar opinionin për qëllime politike, unë nuk e kam votuar këtë në 2016.