Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches, në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke ofruar mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë.
“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë.
Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të pëfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”- tha Sanchez.