Kujdes, pasi policia Rrugore po ju vëzhgon.

Shoferi i një mjeti luksoz është gjobitur me 60 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti ëhstë konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore, duke thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi.

“Ndaj tij u vendos masë administrative prej 60 000 lekë për shkeljet, si dhe pikë të hequra nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

 

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të jenë  të kujdesshëm, të respektojnë shpejtësinë dhe të jenë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve.

Rregullat e qarkullimit rrugor duhen zbatuar që të gjithë të jemi të mbrojtur.