Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Atreju 2023 në Romë se Perëndimi ka një problem shumë të madh që është forca punëtore.

“Duhet të kuptohemi. Perëndimi ka një problem shumë të madh. Doli nga lufta e dytë botërore dhe ishte 25 vjeç dhe tani është 50 vjeç. Nuk besoj se ka ndonjë dëshirë të bëjë fëmijë. Ku do të gjendet forca punëtore? Forca juaj që gjendej dikur nuk është më kështu”.

Sa i përket fjalëve të aleatëve, ai u shpreh: “Unë nuk i dëgjoj të gjithë me kaq vëmendje. Për të thënë të vërtetën duke qene se jam një mik mjaft i dashur i George Sorosit, mund t’ju them se djalli nuk kaq i zi sa duket dhe Georgia është prova apo jo”.

Më tej, Rama ka deklaruar se marrëveshja me Italinë e ka bërë të ndihet si në shtëpi dhe se Shqipëria i ka çelur negociatat.

“Kjo marrëveshje më ka bërë të ndihem paksa në shtëpi, sepse dhe ju italianët, gazetat italiane nxirrni deklarata të pabesueshme sigurisht që mund të justifikohet sepse vraponi të merrni pëlqimet e para, por nxitoheni. Për t’ju qetësuar, ne i kemi çelur negociatat, duke qene se BE ka disa vende në brendësi për të marrë peng vende të tjera. Për shembull, nëse keni zgjedhjet e radhës duhet të mbani peng një vend për t’i dhënë elektoratin që ne të ndihmojmë këtë lloj situatë. T’ju jap një ide ne u morëm peng nga Holanda për negociatat. Një ditë vjen një grup dhe raportuesi më thotë kryeministër si mendoni që Shqipëria mund të bëjë bashkë korpus-vizionin e Europës dhe të harmonizojë legjislacionin, i thash po më kërkoni mendim sepse Shqipëria nuk e ka një ligj të tillë”.