Florenc Doka u emërua sot drejtor i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Florenc Doka i lindur në 08.06.1976 në Cërrik, diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat.
Në vitin 2001 nis karrierën në Administratën Publike si jurist, Drejtor Juridik, si dhe zëvendëskryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdon në institucione qëndrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj.
Në vitet 2012-2014, ai bëhet pjesë e sistemit të burgjeve dhe emërohet përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan.
Gjatë 7 viteve të fundit ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë Cërrik.