Angelina Jolie me të dashur të ri? Ajo është parë në shoqërinë e një reperi britanin të quajtur Akala, por kush është ai?

Ajo ka qenë gjithmonë një nga muzat e Hollivudit dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes kudo që shkon. Që prej ndarjes me Brad Pitt, pak më pak se një dekadë më parë, i janë atribuar shumë emra, por deri më tani Jolie duket se nuk i ka dhënë dashurisë një shans tjetër… Deri tani.

Situata duket se ka ndryshuar për Jolie, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si The Weeknd, Paul Mescal dhe David Mayer de Rothschild dhe tani, revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley.

Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dy yjet teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’. Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel.

Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash. Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen.