Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.
“Sot parlamenti antikushtetues, antidemokratike, votoi në kund3ërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Sot parlamenti vazhdoi veprën që dështoi më 9 shtator, dy vite më parë. Por nëqoftëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do të mundë të realizojë shkatërrimin e opozitës, por do ta mobilizojë atë nën moton ‘o sot o kurrë’ duke i dhënë përgjigje të merituar”, tha ai.