Ndërsa nesër në Kuvend zhvillohet votimi për arrestimin e Sali Berishës ky i fundit ka thirrur protestë duke bërë ndoshta përpjekjen e fundit për të ndryshuar “fatin e tij”. Ish-deputeti Halit Valteri, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka lexuar mesazhin që i kanë dërguar për të marrë pjesë në protestë.

“Fillimi i fundit politik të Sali Berishës është diçka që është parashikuar nga të gjithë ata që e njohin politikën dhe se çfarë ka bërë Berisha me pushtetin sa herë ka pasur diçka në dorë. Nesër Berisha do bëjë atë që di të bëjë më mirë, kaosin, rrëmujën. Në celularët tonë qarkullojë qindra SMS nga numra të ndryshëm .
“PD i bën thirrje demokratëve shqiptarë ti bashkohen protestës në 21 dhjetor ora 09:00 para parlamentit në mbrojtje të të drejtave të mohuara, o sot o kurrë”, thuhet në mesazh.

Këtë nuk kuptoj kujt i është mohuar e drejta. Një njeri që ka qenë kryeministër akuzohet për korrupsion, i shpallur non grata nga partnerët. Një njeri që ka rrezik destabiliteti dhe minimi të demokracisë në rajon dhe këtë gjë do të bëjë dhe nesër. Do tu tregojë shqiptarëve se ai është gati të djegë të vrasë çdokënd e gjithçka vetëm që të mbrojë veten”, tha Valteri.