Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.