Prej disa ditësh në media po përflitet se Arbana Osmani nuk do të jetë më prezantuese e Big Brother VIP dhe se vendin e saj e zë Ledion Liço. Dyshimet për këtë ndryshim u shtuan më shumë kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë, vetëm dy ditë më parë, Ledion Liço bëri postimin e tij të parë në Instagram dhe vëmendjen më të madhe e mori komenti i Arbanës, e cila komentoi disa emoji me sytë me zemra si edhe filloi ta ndjekë sërish Ledionin në Instagram, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë rregulluar. Një koment e ka dhënë edhe Luiz Ejlli. Në një video të postuar në InstaStory, teksa ka etiketuar Ledionin, Luizi thotë:

“Mister Ledion Liço. Mirëserdhe në Instagram, se kam qef, ëndërr e kam pas të bëj si veteran i Instagram-it. Suksese, të shkoftë mbarë me thashetheme. Ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti, ke për t’u surprizu për gjërat që ke për të marrë vesh. Nuk e ke dit për talentet që mund të kesh apo të shkuarën tënde të errët. Të gjitha këto ke për ti marrë vesh në Instagram“, thotë Luizi, duke iu referuar lajmeve për prishjen e raporteve me Arbanën dhe se do të jetë ai moderator i BBVA.