Monedha vendase ka fituar shumë terren që prej mëngjesit të sotëm kundrejt valutave të huaja.
Siç raporton Banka e Shqipërisë, leku ka fituar pikë thuajse ndaj të gjitha valutave gjatë ditës së sotme.
Kështu, një euro u këmbye sot mesatarisht me 103.54 lekë, ndërsa një dollar amerikan me 93.64 lekë.
Pikë ka humbur edhe paundi britanik ndaj lekut duke u këmbyer sot mesatarisht me 119.11 lekë.
Pas një zhvlerësimi të lehtë disa ditor ndaj euros, duket se leku është rikthyer në një trend rritës kundrejt monedhave të huaja.