Ka nisur mes kaosit seanca plenare e ditës së sotme. Edhe kësaj radhe seanca nisi mes tymit, pasi Rithemelimi ka ndezur disa tymuese.
Deputetët e Berishës janë përplasur me punonjësit e Gardës për karriget, pasi Garda nuk i lejoi që t’i çonte në Foltore. Nga ana tjetër është deputeti Ervin Salianji që ka hipur mbi tavolinë dhe grumbullonte karriget në Foltore bashkë me deputetët e tjerë.
Në këtë seancë nuk janë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.