Vijojnë sërish tensionet brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e Rithemelimit po tentojnë që të zbatojnë skenarin e tyre për të bllokuar punimet.
Deputetët u përplasën me efektivët e Gardës kur këta të fundit i ndaluan që të bllokonin foltoren me karrige.
Një ndër aktivët duket se ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati teksa nuk kanë munguar as sharjet ndaj efektivëve të Gardës.
Ndërkohë deputeti Ervin Salianji hipi mbi tavolinë dhe u përpoq t’i hidhte karriget nga lart.
“Do ta shihni dhe ju dhe këta, legena”, u shpreh ai.
Edhe pse jo në foltore si herët e kaluara, demokratët arritën ta bënin një grumbull me karrige. Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.
Po sot në parlament është përcaktuar në rendin e ditës që të kalojë nen për nen dhe në tërësi projektligji për buxhetin e shtetit.