Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet?
Astrologia e njohur Meri Gjini në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ceku disa nga periudhat më të vështira të vitit ku duhet të shmangim ngjarjet e rëndësishme.
“Në 24 do të jenë disa momente që nuk duhet të vendosim gjëra të rëndësishme në axhendën tonë. Periudha që nuk pranon ngjarje dhe evente të rëndësishme.
Do të jenë ditë me ngjarje shumë të forta dhe do të jetë e vështirë t’i qëndrojmë besnik axhendës.
Periudhat janë:
2-25 prill. 13-18 korrik. 6-fund gushti. 27 nëntor deri në mes të dhjetorit“, thotë Meri Gjini
E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin e ardhshëm, Meri Gjini theksoi se ndahet në dy periudha.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin 2024?
Meri Gjini: Ndahen në dy periudha. Në 6-mujorin e parë ato që do të ndihmohen do të jenë Peshqit, Bricjapi dhe Peshorja. Ndërsa në 6-mujorin e dytë do të jenë Dashi, Ujorët, Shigjetarët dhe Gaforrja.