Ashtu siç ishte paralajmëruar mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, ku do të zhvillohet seanca për “vulën” e Partisë Demokratike.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka kërkuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë.
‘Qytetarët janë në mos bindje civile, kam që në 8 e 30 që komunikojmë, nuk kemi marrë masa’- tha Noka.