Është mbledhur sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku i pranishëm do të jetë edhe kryesocialisti Edi Rama.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të diskutohen disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.