Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, violinisti i shquar, Tedi Papavrami ka zbuluar që me kryeministrin Edi Rama, janë miq që nga koha e Liceut Artistik. Ai ka theksuar se Shqipërinë aktualisht të drejtuar preh tij e shikon në një gjendje më të mirë, pasi gjërat kanë ndryshuar.

Sakaq, Tedi ka thënë se aktualisht Shqipëria i krijon dëshirën për të ardhur, ndërkohë, më herët ka pasur vetëm kujtime të hidhura.

“Sot e ndjej veten shumë më mirë kur vij në Shqipëri, e di që shumë shqiptarë do të ankohen dhe do të thonë, ky shikon vetëm majat, por normalisht gjërat janë më mirë. Të bën përshtypje, se në këtë moment bota të jep përshtypjen e kundërt. Po të shkosh në Paris, në krahasim me këto 10 vjet a 20 vjet më parë, të duket shumë më keq.

Është pak vështirë të kthehem për të jetuar në Shqipëri, sepse jam me pozitë mësuesi. Po nuk them që do të ndodhi sepse nuk mund ta di, por më ndjell gjithmonë dëshirë për të ardhur, për ta vizituar, gjë që në fakt më ishte zhdukur për shumë vite. Në radhë të parë me kujtimet e hidhura që kisha, edhe pse logjika të thotë të kundërtën, kisha një hije”, u shpreh artisti.