Shpëtim Duro është shpallur trajneri më i mirë në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023. Trajneri tiranas ka qenë pa konkurentë, pasi këtë vit ka patur një ecuri fantastike me Strugën, duke dominuar kampionatin, por edhe falë ecurisë në Kupat e Europës ku arriti deri në fazën play-off të Conference League.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut për momentin ka marrë pushimet, pasi rikthehet në shkurt, ndërsa Struga e Duros udhëheq me 39 pikë, 1 më shumë se Shkupi dhe 4 më shumë se Shkëndija e Tetovës. Struga, nën udhëheqjen e Duros, synon dhe është pretendente për titullin e dytë rradhazi, që do ishte diçka historike për këtë klub në Maqedoninë e Veriut.