Një automjet klasik Mercedes Benz i transformuar në një mjet ‘mbijetues apokalipsi’, është bërë viral në rrjet madje prej rritjes së vëmendjes tashmë ka dalë në shitje.
Makina e famshme e viteve 1990 Mercedes Benz 300E, u transformua nga mekaniku britanik Greg Rogers në një mjet të ngjashëm me ato të filmit ‘Mad-Max’.
Në fillim të vitit Rogers tha për rrjetin Motor 1 se ishte frymëzuar nga një serial i Luftës së Dytë Botërore me ushtarët që luftonin në Afrikën e Veriut.
Ai shtoi se mori pjesë nga modele të tjera të vjetra Mercedes për të krijuar pamjen mjeshtërore ushtarake të automjetit civil.
Por sytë e publikut shpejt shkonin te automatiku MG42 që është vendosur në çatinë e mjetit, dhe pas dyshimeve për ligjshmërinë e tij, rezultoi se nuk ishte një armë e vërtetë.
Forma e armës është krijuar me tuba e pjesë të automjetit, ashtu si dhe ‘kutia e municionit’ që është krijuar nga një bateri e vjetër, thotë ndërtuesi.
Forma kryesore e mjetit është ndërtuar prej pjesëve të një modeli ML40 – dhe ka një motor 4.3 litra V8, me 268 kuaj fuqi.
Krijuesi thotë se ka marrë oferta deri në $4,300, dhe ankandi mbyllet për 24 orë.
Shumë nostalgjikë të këtyre makinave rezistente mund të gjejnë veten te rindërtimi i një versioni Mercedes të viteve 1990-të.
Zhvillimi vjen teksa piloti Lewis Hamilton shiti një Merdes të vjetër për 15 milionë paundë në ankandet Sotheby në Las Vegas.
Ndërsa një Mercedes W196R i vitit 1954, që ishte drejtuar nga Juan Manuel Fangio, është shitur në 2013 për 19.6milionë paundë, shkruan rrjeti The Sun.