Në Francë, shumë po flasin për keqardhjen e supozuar të Kylian Mbappe lidhur me pozicionin e tij të ri në fushë. Luis Enrique e ka vendosur ish-lojtarin e Monaco si qendërsulmues në ndeshjet e fundit, një rol që lojtarit duket se nuk i pëlqen veçanërisht.
Megjithatë, nuk ka ajër të lamtumirës së afërt. Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, edhe pse yllit francez i skadon kontrata verën e ardhshme, PSG i mohon zërat për largimin e tij. As vetë lojtari nuk dëshiron të largohet gjatë seancës së ardhshme të transferimeve, merkaton e janarit. Në verë, pastaj, do të jetë një histori krejtësisht tjetër.
Situata me trajnerin – Në Francë pretendojnë se, prej disa javësh, marrëdhënia mes të Kylian Mbappe dhe Luis Enrique është turbulluar. Shkak mund të jetë pozicioni i ri si ‘9’ i yllit parizien. PSG kryeson Ligue 1 pa probleme. Megjithatë, duket se brenda dyerve të kampionëve francezë situata nuk është aq komode, mund të ketë shumë tension, sidomos mes “peshave të rënda” të skuadrës.
Në këtë kontekst, “L’Equipe” deklaron se marrëdhënia e Mbappé me trajnerin spanjoll është përkeqësuar me kalimin e muajve dhe se prej disa javësh është turbulluar edhe më. Nga media prestigjioze sportive franceze pretendohet se shkak për acarimin e skajshëm mund të jetë pozicioni i ri ‘9’ që trajneri asturian i ka ngarkuar në pesë ndeshjet e fundit futbollistit, i mësuar të luajë si ‘ekstrem’.
Apatia e tij, pasi shënoi me penallti ndaj Lille, lexohet si simptomë se nuk ndihet i qetë dhe e gjithë kjo del në dritë në një moment delikat, në të cilin ndërkombëtari francez, që nesër mbush 25 vjeç, mund të nënshkruajë me kë të dëshirojë nga 1 janari, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2024 me PSG. Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e kontratës së tij në “Parce des Princes”, ndërsa thashethemet për të ardhmen e tij nuk kanë të ndalur, me Real Madridin gjithmonë në “pole”.