Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly është takuar gjatë ditës së sotme me ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

Cleverly ndër të tjera ka folur edhe për emigracionin e paligjshëm në Britani, duke thënë se gjatë këtij viti ka pasur 90% më pak gomone të ardhura nga Shqipëria.

Balla e Cleverly ranë dakord për të punuar më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm.

“Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria janë ulur me 90% në 2023. Sot Sekretari i Brendshëm James Cleverly dhe ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla ranë dakord të punojnë edhe më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm”, thuhet në reagimin e UK Home Office.