Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku në një intervistë në Ora News foli për shortin e EURO 2024 ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Daku u shpreh se në Gjermani do bëjm shumë surpriza, pasi po na marrin si ekip të lehtë.

‘’Grup i fortë por ne si shqiptarë jemi mësu që nga fillimi skemi pas asigjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel.

Do ikim në Gjermani pa asnji shpresë se po na marrin si ekip të lehtë.

Do ikim atje dhe do bëjm shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera Daku.