Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë të ditur dje në Samitin e djeshëm (13 Dhjetor) midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta në një gjyq të drejtë nuk përbën çështje bilaterale Greqi-Shqipëri, por çështje e respektit të shtetit të së drejtës, që përbën pikën bazë të procesit integrues në BE.

Sipas burimeve diplomatike, Mitsotakis ka përsëritur të njëjtin qëndrim sot paradite në mbledhjen e KE duke theksuar vullnetin e sinqertë të Greqisë për zgjidhjen e çështjes duke përsëritur se Greqia ishte dhe mbetet pionere e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat greke.

Një ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz e konsideroi çështjen “Beleri” si një çështje bilaterale midis dy shteteve.