Kjo prerje flokësh u pa kudo gjatë vitit 2023. Me siguri do ketë trende të tjera vitin e ardhshëm, megjithatë flokët e shkurtër janë shumë tërheqëse. Flokët priten në një vijë strikte dhe të drejtë e më pas ato stilohen sipas dëshirës, me onde të vogla përshembull.
Ngjan shumë me modelin aq të preferuar të vajzave në vitet ’60.
Për të arritur këtë pamje të veçantë në flokët tuaj, do t’ju duhet një furçë e rrumbullakët dhe një tharëse flokësh, ndërsa për volum dhe kohëzgjatje akoma më të madhe të rezultatit, ju rekomandojmë që fillimisht të aplikoni një shkumë.