Me shtrëngime duarsh, apo ftesa për kafe, shkodranët kanë ndaluar kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ardhjen e tij në Shkodër dhe atë çfarë ka bërë deri tani.

Gjatë inspektimit përgjatë bulevardit kryesor të Shkodrës ku aktualisht po realizohet projekti për rikonstruksionin e fasadës së 55 pallate kanë qenë shumë qytetarë të cilët I kanë dalë para për ta takuar. Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit.

‘O zotni kryetar na e sill pak kryeministrin ti qesim një kafe” tha një qytetar

Keni shumë kafe me më qit por tani jam I zënë” i tha Rama

Një grua tjetër e ndaloi dhe i tha: Na keni shpëtuar me këtë (I referohet kryetarit të bashkisë, Benet Beci), për sytë e ballit. Djali im në Holandë të adhuron”

“Se nuk më njeh mirë prandaj” tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

O Edi Rama njish. Shyqyr që ke fitu.”

‘Jo shyqyr që kam fituar unë, shyqyr që keni fituar ju’ ia ktheu një qytetar

‘A ban me ta dhanë dorën’ i tha një shkodran tjetër

“Shyqyr që erdhi dita të më japësh dorën” I tha Rama një shkodrani.

Madje videoja e publikuar në facebook nga kryeministri Edi Rama mbyllet me urimin e një shkodrani për kryeministrin “Të rujt Zoti!”