Homazhe të shumta bëheshin në rrjet për një modele të dashur braziliane e cila vdiq pas një transplanti emergjence prej një smundjeje të papritur të mëlçisë.

19 vjeçarja Maria Sofia Valim disa ditë para vdekjes postonte fotot nga një koncert muzikor.
Babai i saj Vitor tregonte se të resë i kishte lindur një problem serioz mjekësor dhe më 7 dhjetor kishte kryer një operacion emergjent të mëlçisë ndërsa familjarët kërkonin një dhurues të organit.

Megjithse emri i saj ishte Maria e ndjera përdorte më shumë emrin e dytë Sofia, teksa postonte foto për 103,000 ndjekësit në Instagram.
Babai politikan Vitor Valim njoftonte më herët në rrjet: “Bija ime e madhe Sofia ka një problem serioz shëndetësor dhe është në radhë pritjeje për një dhurues transplanti mëlçie. Lutuni për bijën tonë që ne e duam shumë”.
Dy ditë pas njoftimit të parë ai shkruante në rrjet: “Pas procedurave ligjore të radhës për transplant, Sofia ka arritur të gjejë donator meqënëse rasti i saj ishte urgjent”.
“Sot në mëngjes u gjet donatori i përshtatshëm i organit dhe kirurgjia u krye me sukses. 48 orët në vijim do të jenë një periudhë observimi për të parë sesi trupi i Sofia do të pranojë organin e ri”.
“Vijoni lutjet tuaja për të dërguar energjinë pozitive, në këtë fazë të re të luftës së Sofias për jetën.”
Ndërsa të shtunën politikani njoftonte lajmin tragjik: “Me dhimbje e trishtim ju informoj se bija jonë e dashur Sofia ndërroi jetë”.

“Trupi i saj nuk rezistoi. Ju falënderoj për lutjet e dashurinë në këtë moment dhimbjeje të madhe për ne”.

Miq e komentues të njohur në rrjet dërgonin ngushëllime për Sofia.
“Do të mbaj mend gjithmonë buzëqeshjen tënde, falemnderit për bujarinë, do të lutem çdo ditë për ty”, shkruante një koleg i rrjetit.
Modelja Livia Benocio shtonte: “Siç shkëlqeve këtu, tani shkëlqe pranë Zotit, familja dhe miqtë qajnë për ty por parajsa feston per ardhjen tënde”.

Babai i adoleshentes foli në TV por nuk tregoi çfarë shkaktoi problemet e papritura shëndetësore të së bijës, që e detyruan të kërkonte transplantin e mëlçisë, shkruan rrjeti The Sun.

Përveç postimve të rutinave te përditshme, Sofia tregonte dhe për udhëtimet e saj në zonat historike e vullkanike të Brazilit.