Një grua është nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore nga qendra tregtare në Lushnjë, që u përfshi nga flakët mesditën e sotme.
E moshuara është shpëtuar pas disa orësh që nga nisja e zjarrit dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Sikurse duket nga pamjet, ekipi mjekësor i jep kurajo zonjës, duke i thënë se është mirë.
Deri më tani, 35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë. Policia dhe RENEA po kontrollojnë në çdo kat nëse ka të bllokuar nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin. Zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të flakëve në ndërtesën 12 katëshe.