Një postim i Lori Hoxhës me Ledion Ledion Liçon po komentohet shumë në rrjet edhe pas lajmeve që kanë qarkulluar se këtë vit moderimi i Big Brother i është besuar Liços.

Krahas fotos me Ledion Liçon, Lori shkruan” Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti.

Ledionit thuhet se këtë vit i është besuar drejtimi i “BBV3”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ndërsa Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim për nisjen e spektaklit që për shumë vite i është besuar asaj.