Në emisionin “Analizë Kuqezi” të gazetarit Sokol Xhihani, në puntatën e radhës u fol veçanërisht për dy lojtarë shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane: Ernest Muçi te Legia e Varshavës, Poloni, dhe Rey Manaj te Sivasspori, Turqi.

Ish-sulmuesi i Tiranës, spikati mesjavën e kaluar me golin që realizoi në fushën e Aston Villas, edhe pse finalizimi i tij (barazoi përkohësisht 1-1 rezultatin), nuk e shmangu humbjen (2-1). Vetëm një herë e tentoi portën Muçi, por ishte efektiv 100%. Nga 40 prekje të topit, Muçi ishte efektin në 38% të rasteve dhe i saktë në pasime në 50%. Një tjetër shifër interesantë lidhte me përqindjen e driblimeve të realizuara, 60%.

Videoanalisti Fation Bardhi, kishte përpunuar për këtë emision statistikat e Rey Manajt, që, edhe pse nuk është grumbulluar nga Sylvinho në fushatën eliminatore që sapo u mbyll, aspiron të jetë pjesë e kuqezinjve në finalet e Euro 2024.

Rey Manaj ka shënuar shtatë gola gjatë sezonit aktual për Sivassporin, katër prej tyre në Superligën e Turqisë. Numëron mesatarisht 3.2 goditje drejt portës dhe ka qenë 82% i saktë në pasime. Manaj ka mundur të prekë 4.4 herë topin brenda zonën kundërshtare në çdo ndeshje dhe ka mundur të realizojë 48% të driblimeve të pretenduara.