Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po presin me padurim ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Gjatë kësaj kohe çifti ka marrë shumë urime nga miqtë, të afërmit e fansat. Por ka edhe nga ata fansa që dërgojnë dhurata.

Së fundmi Luizi ka treguar se në shtëpi u ka ardhur një dhuratë nga dy fanse nga Gjermania.

Luizi tregon se fanset i kanë sjellë rroba për beben, një arush dhe një buqetë.