Napoli ka rinovuar kontratën me sulmuesin Victor Osimhen. Palët kanë firmosur këtë të shtunë, zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2026.
Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti Aurelio De Laurentiis, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, për Osimhen është vendosur edhe një klauzolë largimi prej 130 milionë eurosh.