Colin Burgess, bateristi i AC/DC, ka vdekur, njoftoi grupi i famshëm i muzikës.
Ai ishte 77 vjeç.
I lindur në Sidnej, Burgess ishte gjithashtu bateristi i grupit rock ”Masters Apprentices” nga viti 1968 deri në 1972.
Në vitin 1973, ai filloi punën e tij të shkurtër si baterist për AC/DC.
“Shumë e trishtuar të dëgjoj për vdekjen e Colin Burgess”, shkroi AC/DC në Facebook.
“Ai ishte bateristi ynë i parë dhe një muzikant shumë i respektuar. Kujtime të lumtura”, shton ai.
Burgess ishte ndër anëtarët themelues të AC/DC, së bashku me vëllezërit Malcolm dhe Angus Young, Larry Van Kriedt dhe Dave Evans.
Në 1998, Burgess dhe anëtarë të tjerë të ”Masters Apprentices” u futën në Holl of Fame të Industrisë Australiane të Regjistrimeve.
Shkaku i vdekjes së Burgess nuk u dha.