Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe njëkohësisht një figurë e shquar e së majtës franceze është ndarë nga jeta. Jacques Delors i mbylli sytë në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur AFP e cila citon vajzën e tij, Martine Aubry.

Delors, një mbrojtës i zjarrtë i integrimit evropian të pasluftës, shërbeu si president i Komisionit Evropian, ekzekutivit të BE-së, për tre mandate – më gjatë se çdo mbajtës tjetër i kësaj detyre, nga janari 1985 deri në fund të 1994.