Është zbardhur dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili është ndaluar nga policia pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli nga i dënuari me burg përjetë, Sokol Mjacaj mesditën e 15 Dhjetorit.
Kamber Hoxha ka dëshmuar se momentin kur ndodhi ngjarja ishte në zyrë dhe u njotua në radio për vrasjen e Arben Lleshit në godinën B.
Drejtori i burgut të sigurisë së lartë deklaroi se 28-vjeçari ishte mbyllur në dhomën e takimeve dhe kur u afrua tek dera Sokol Mjacaj kërkoi prokurorin për të dorëzuar armën.
Pas shumë negociatash, shtoi ai, Mjacaj u prangos vetë, la armë në tokë dhe hapi derën.
“Në ditën e ngjarjes ndodhesha në zyrë. Më raportuan në radio për ngjarjen në godinën B. Sokoli ishte mbyllur në dhomën e takimeve. U afrova tek dera, Mjacaj tha se nuk e dorëzonte armën.
Kërkonte prokurorin që të dorëzonte armën. Pas shumë negociatash u prangos vetë. Më pas Mjacaj la armë në tokë dhe hapi derën.
Në orën 14:01 kam njoftuar drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit”, ka deklaruar drejtori burgut të Peqinit.