Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po shkon në ‘arrest shtëpie’ me këmbët e veta.
Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se dyshonte se dikush (ndoshta edhe vetë Rama) i ka dhënë garanci Berishës që të dilte kundër SPAK.
Ai tha gjithashtu se një opsion tjetër është që Berisha ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se përmes fishekzjarrëve në Parlament do të detyrojë drejtësinë që të ndërmarrë masa shtesë kundër tij.
“Berisha shkoi me këmbët e veta në arrest shtëpie. Kjo më duket se ka humbur gjykimin e kthjellët që do të thotë të shkojë në vetëvrasje me këmbët e veta. Unë këtë mendoj, mendoj se ka dy shpjegime, ose dikush i ka dhënë garanci që të mos paraqitet në Prokurori sepse nuk do të marrin masë tjetër, ndoshta influenca brenda SPAK, ose Rama vetë.
Ose Berisha ka humbur sensin e realitetit, mendon se është i paprekshëm akoma. Mendon se përmes zjarrit në Parlament, do i detyrojë organet gjyqësore që të mos marrin masa të tjera ndaj tij”, tha Mërtiri.